Së paku 70 njerëz kanë humbur jetën nga një seri sulmesh nga forcat siriane në një treg në qytetin Duma, afër Damaskut.
Siç raporton Observatori sirian për të drejtat e njeriut janë plagosur afër 200 njerëz ndërsa numri i viktimave nga të cilët shumica janë civilë mund të rrihet për shkak se shumë nga ta janë në gjendje të rëndë.
Drejtori i Observatorit Rami Abdel Rahman ka thënë se banorët lokalë janë mbledhur pas sulmit të parë për të tërhequr të plagosurit, kur janë përballur edhe me sulme të reja, transmeton AFP.
Sulmi në Duma, vjen në momentin e vizitës së parë të shefit të ri të OKB-së për çështje humanitare Stiven O’Brajan në Siri që kur e ka marrë detyrën në maj.
