Skype i papërdorshëm, problemi i përhapur në mbarë botën

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Disa përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme serioze që lidhen me Skype. Ky software nuk lejon bisedat direkte për përdoruesit ose pikat e tyre të përhershme shfaqen of-line.
Çështja është konfirmuar edhe nga portali Downrighnow.com, i cili raporton ndërprerje të shumta të treguara nga përdoruesit, ndërsa shprehet se problemi është mjaft serioz dhe i përhapur.
Duke gjykuar nga komentet në Twitter, problemi duhet të jetë i përhapur në të gjithë botën, duke e bërë atë të padisponueshëm.
Raportet kanë ardhur nga Japonia, Shtetet e Bashkuara, Holandë, Francë, Spanjë, Itali dhe shumë vende të tjera. Aktualisht është e vështirë për të gjetur problemin që po krijon te shumë përdorues që e përdorin softwerin për të punuar. Ndërsa ajo që është ende e mundur mbetet biseda me zë dhe video.