Sot promovohet libri për qëndresën e Jasharëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Muzeu i Kosovës organizon sot promovimin e librit”Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri (rast unik në historinë botërore)”, të autorit Sadik Krasniqi, i cili do të mbahet me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Për një fjalë rasti të ftuar në panel janë Murat Jashari, përfaqësuesi i familjes Jashari, drejtori i Institutit të Historisë Dr. Sabit Syla, drejtori i Muzeut të Kosovës Skender Boshtrakaj dhe autori i librit Sadik Krasniqi.
Promovimi mbahet sallën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, me fillim në orën 12:00.