Spanja varrosi shkrimtarin e vet të njohur Servantes

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Spanja sot me nderime të mëdha, 400 vjet pas vdekjes, i ka organizuar një ceremoni mortore shkrimtarit të vet të madh Miguel de Servatnes, duke hapur solemnisht përmendorën ku ruhen mbetjet mortore që besohet se janë të autorit të “Don Kishotit” të njohur.
Pas nëntë vitesh të hulumtimeve shkencore, sivjet janë gjetur eshtrat e shkrimtarit të njohur.
Poeti, dramaturgu dhe prozatori Servantes konsiderohet se figura më e madhe e letërsisë spanjolle si autor i romanit të parë modern “Don Kishoti”
Ai kishte vdekur më 23 prill 1616, të njejtën ditë si edhe Vilijam Shekspiri (1564-1616). Kjo ditë nga UNESKO është shpallur si Ditë Ndërkombëtare e Librit./21 Media