Supermakina amerikane që kushton 1 milion $ (VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kompania “Big Toyz Racing Motors” ka hedhur në shitje një foristradë gjigante vlera të cilës shkon deri në 1 milion dollarë.
E njohur si “Sin City Hustler”, makina është model i zgjatur i “Ford Excursionit”. Ajo është 9.75 metra e gjatë dhe peshon 6.8 ton.
Ajo ka një motor V8 8.5 litër me më shumë se 700 kuaj fuqi.
“BTR Motors” e shet atë për 1 milion dollarë. Vetura është 4×4 dhe është e pajisur dhe dizenjuar me teknologjinë më moderne.
Ajo është ndërtuar për të ecur në terrene të vështira e mund të përdoret fare mirë për kompanitë turistike për turistët. Në “Sin City Hustler” mund të akomodohen 12 pasagjerë.