​Suzana Kuçi fiton garën automobilistike per femra

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Garuesja Suzana Kuçi ka fituar garën e parë automobilistike për femra që u zhvillua sot në kryeqytetin e Kosovës.
Suzana garën e parë e kaloi për 25,48 sekonda, ndërsa garën e dytë e kaloi për 25,817, kurse rezultati i përgjithshëm i saj është 51.005.
Në këtë garë joshëse, që u përcoll nga një numër i konsiderueshëm shikuesish, morën pjesë 23 garuese të ndara në 3 kategori.
Gara,e organizuar nga Auto Klubi Eurogoma në bashkëpunim me FASK-në, u zhvillua në rrugën “Tirana” të Prishtinës.