(E plotësuar)Garuesja Suzana Kuçi ka fituar garën e parë automobilistike për femra që u zhvillua sot në kryeqytetin e Kosovës.
Suzana garën e parë e kaloi për 25,48 sekonda, ndërsa garën e dytë e kaloi për 25,817, kurse rezultati i përgjithshëm i saj është 51.005.
Në këtë garë joshëse, që u përcoll nga një numër i konsiderueshëm shikuesish, morën pjesë 23 garuese të ndara në 3 kategori.
Gara,e organizuar nga Auto Klubi Eurogoma në bashkëpunim me FASK-në, u zhvillua në rrugën “Tirana” të Prishtinës.
………………………
Sot në Prishtinë spektakël në automobilizëm nga femrat
Në kohën kur Kampionati i Kosovës në automobilizëm po bëhet gjithnjë e më interesant, Federata e Auto Sportit e Kosovës ka menduar edhe për një aktivitet tjetër, i cili megjithëse do të jetë një lloj gare, më tepër do të ketë karakter argëtues.
Sot në rrugën “Tirana” në Prishtinë, do të organizohet gara automobilistike në konkurrencën e femrave. Auto Klubi Eurogoma në bashkëpunim me FASK-në tashmë janë në vlugun e përgatitjeve dhe shprehen të bindur se gjithçka do të jetë në nivelin e duhur.
Pritet të jetë një festë në kryeqytet, pasi përveç garës aty do ketë edhe atmosferë të mirë, për të cilën do të përkujdesen artistë e këngëtarë tanë të ndryshëm.
Pjesëmarrjen në garë e kanë paralajmëruar figura të shumta publike të vendit tonë, përfshirë ato nga jeta politike dhe e estradës.
Eurogoma dhe FASK-ja janë përkujdesur që pjesëmarrëset të kalojnë në mënyrën më të mirë të mundur, ndërsa për më të suksesshmet gjithsesi që do të ketë edhe shpërblime. Afati i fundit për t’u regjistruar pjesëmarrëset ishte 10 korriku, ndërsa veturat janë kategorizuar sipas fuqis së motorit përkatës. Pjesëmarrëset në garë do të paraqiten me veturat e tyre
