​Tahiri: Tash është radha e BE-së, presim shpërblimin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë sot se Kosova ka dëshmuar seriozitet në dialogun me Serbinë dhe zbatim të marrëveshjeve të deritashme.
Ajo, gjatë një takimi që ka pasur me Ambasadorin e Suedisë për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, me seli në Shkup, Mats Staffansson, tha se pas kësaj është radha e BE-së që ta shpërblejë Kosovën dhe pa vonesa të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe të merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Tahiri dhe Staffansson siç edhe thuhet në një komunikatë për media kanë biseduar për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja shteteve, bashkëpunimin për reforma si dhe për mbështetjen për integrimet euro-atlantike për Kosovën.
Tahiri falënderoi për përkrahjen e veçantë të Suedisë për reformat evropiane për Kosovën si dhe njoftoi delegacionin suedez se sot Qeveria e Kosovës e ka miratuar edhe iniciativën për nënshkrimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin për reforma në mes Suedisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo që synon të rris bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks në programet e ofruara nga Suedia.
Nga ana e tij, ambasadori Staffansson vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, dhe konfirmoi përkrahjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai po ashtu, rikonfirmoi përkrahjen e fuqishme të Suedisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës