Zyrtarët e Iranit thonë se së paku 131 iranianë janë në mesin e 717 pelegrinëve, që dje kanë humbur jetën në rrëmujë gjatë haxhillëkut në Arabinë Saudite. Shefi i Organizatës iraniane të haxhillëkut, Said Ohadi tha se ishin plagosur edhe 60 iranianë të tjerë. Zyrtarët e Arabisë Saudite thanë se së paku 717 vetë kanë humbur jetën dhe 805 të tjerë janë plagosur, gjatë rrëmujës në vendin e ritualit të fundit të haxhillëku, kur qindra mijëra njerëz në mënyrë simbolike e kryejnë gjuajtjen e gurëve kundër djallit.
