“Testi i Maturës po cilësohet formalitet”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur i brengosur me ecurinë dhe administrimit të Testit të Maturës në Kosovë. Sepse sipas tyre as këtë vit nuk u arrit një organizim i mirëfilltë dhe korrekt, përkundrazi siç thonë ata, parregullsitë vazhdojnë të jenë evidente dhe krijohet përshtypja se Testi i Maturës po cilësohet vetëm  formalitet që duhet kryer për ta përmbushë obligimin ligjor.
“Seriozitetin e i këtij Testi (Jo pak të rëndësishëm) edhe më tepër këtë vit e ka zbehë paralajmërimi i i Drejtuesve të MASHT-it, për ndryshimin e ligjit i cili parasheh  eliminimin e  pragut të kalueshmërisë për çka Këshilli i Prindërve kërkon debat më të gjerë dhe maturi dhe profesionalizëm të lartë në mënyrë që ky ligj mos të dëmtoi procesin dhe mos të ndikoi në cilësinë e përgjithshme në arsim përkundër përpjekjeve  që po bëhen për rritjen e cilësisë” thuhet në reagimin e tyre.
Sa i pëket organizimit të fundit dhe paralajmërimit të SBASHK-ut për ndëshkimin e fajtorëve në gjithë këtë situatë, Këshilli i Prindërve thotë se mbështetë Këshillin Qendror Shtetëror të Maturës në paralajmërimin e ushtrimit të ndëshkimeve për aktorët kryesor të cilët lejuan që një gjë e tillë të ndodhë , por është kundër paralajmërimit për ndëshkimin e nxënësve në tër këtë proces sepse sipas tyre në këtë rast faji kryesor bie mbi Organizatorët dhe Administratorët.
Sipas Këshillit të Prindërve të gjithë ata nxënës të cilët janë zënë se kanë manipuluar me testet  duhet të ju anulohet testi i qershorit dhe të njëjtit të i nënshtrohen testit në afatin e radhës i cili parashihet të mbahet në muajin gusht, “e kurrësesi  kjo ndalesë të bëhet për një vit siç kanë paralajmëruar KQSHM-ja” thonë ata. / 21MEDIA