Marshim për të drejtat e fëmijëve, 54 mijë fëmijë shqiptarë shfrytëzohen për punë
Qindra fëmijë kanë manifestuar sot në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punësdhe Shfrytëzimit të tyre. Të ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, vogëlushë të klasave fillore dhe të rinj gjimnazistë të shoqëruar nga mësuesit e tyre janë mbledhur para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt sheshit “Nënë Tereza”. Me pankarta në duar për të drejtat e tyre, ata iu përcollën dhjetëra mesazhe prindërve, qeverisë dhe gjithë shoqërisë.
Fushata përçon mesazhin, “Jo punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve! Po arsimit cilësor! “, të njëjtin mesazh që përcjell edhe fushata botërore e ILO për vitin 2015.
