Tre vëllezër nga Skuraj i Lezhës kanë rënë në prangat e policisë për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas bluve,përballë shtëpive të vëllezërve Asllan, Arben dhe Fatmir Frati, 52 ,36 dhe 44 vjeç u gjetën 13 parcela të kultivuara me 837 bimë narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan më pas me djegie.
Gjithashtu policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre, ku tek banesa e shtetasit Asllan Frati kanë sekuestruar 235 gr lëndë narkotike kanabis.
Krahas arrestimit të tre vëllezërve, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për vëllain e katërt të tyre A.F për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike’’ ” Prodhim e shitje te narkotikeve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve sportive”.
