Kursimet pensionale janë rritur për 38 milionë euro nga kthimi i investimeve që janë bërë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, derisa i gjithë fondi nën menaxhim i Trustit arrin shifrën 1 miliardë e 180 milionë euro. Kështu theksuan drejtues të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-Trusti).
Përderisa u lavdëruan drejtues të këtij institucioni për performancën e mirë të arritur në tregjet ndërkombëtare me mjetet e kontribut dhënësve kosovarë, këta kontribues mbeten të obliguar që kursimet e tyre ti tërheqin vetëm në një bankë komerciale, e jo edhe nëpër bankat tjera dhe në llogaritë e tyre ku i kanë.
Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-Trusti), Ymer Havolli, tha se për çështjen e shpërndarjes së kursimeve në faza ka pasur vërejtje edhe Bordi, por shpreson që kjo çështje do të rregullohet shumë shpejt dhe të mos mbetet vetëm banka TEB obligative për kontibuuesit.
Duke shpalosur raportin gjashtë mujo Havolli ka treguar se në gjysmën e parë të vitit 2015, kursimet pensionale janë rritur për 38 milionë euro, nga ky kthim investimet që janë bërë 98 për qind janë investime, kurse vetëm 2 për qind e kthimeve pozitive janë nga flet-obligacionet e Qeverisë.
Drejtuesi i Bordit, tha se Trusti ka investuar në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës rreth 80 milionë euro. Sipas tij, ky bord në vazhdimësi ka shp rehur gatishmërinë që sa më shumë mjete të investohen në Kosovë.
Kurse, Havolli ka folur edhe për pretendimet e bëra në opionon se bordi drejtues mund të kishte investuar në Trepçë dhe PTK. Sipas Havollit kjo nuk qëndron, dhe siç tha ai Ligji ka caktuar qartë instrumentet investuese.
Ndërsa, mjetet nën menaxhim të Fondit të Kursimeve në këtë gjashtë mujor janë 1 miliardë e 180 milionë euro me një rritje prej 91 milion për këtë gjysmë viti.
Përveç kthimit nga investimet prej 38 milionë euro ndikimin në shtimin e mjeteve nën menaxhim sipas Havollit kanë pasur edhe kontributet e reja prej 67 milion euro.
Ndërsa, sa i për ketë çështjes së shpërndarjeve së mjeteve për kontribut dhënësit nëpër llogaritë e tyre bankare, Trusti ka obliguar vetëm një bankë komerciale siç është TEB Banka. Pensionistët janë të obliguar që ti tërheqin mjetet e tyre v etëm në këtë bankë, por jo ku dëshirojnë dhe ku i kanë ata llogaritë e tyre bankare. Për, këtë Havolli tha se si bord kanë pasur vërejte por siç tha ai fatkeqësisht vetëm një bankë ka marrë pjesë në tenderin e hapur nga ky Fond i Kursimeve.
Ai ka shtuar se tash së shpejti pritet ta përsëritin tenderin me kushtet që i parasheh Bordi i Fondit të arsyeshme.
