Hulumtimi nga Travel Zoo, i realizuar me amerikanë, britanikë, kinezë, kanadezë dhe gjermanë, del se turistet më të këqij vijnë nga Shtetet e Bashkuara.
Të pyetur se a kanë urinuar në pishinë derisa kanë qenë në pushime, 64 për qind e amerikanëve kanë thënë se e kanë bërë një gjë të tillë. Këtë shprehi e kanë pranuar 46 për qind e britanikëve, 44 për qind e gjermanëve, 58 për qind e kanadezëve dhe 41 për qind e kinezëve.
Kurse në pyetjen nëse kanë marrë me vete gjërat që ofron hoteli, si peshqirë, shamponë të vegjël e të tjera, këtë e kanë pranuar 69 për qind e amerikanëve, kurse kanadezët kanë qenë më poshtë me 63 për qind e kinezët me 41 për qind.
Hulumtimi po ashtu vuri në pah, se amerikanët janë të tmerrshëm kur vjen fjala për shtretërit e plazhit, sepse ata zgjohen më herët dhe i mbushin me gjësende personale, ndërsa kthehen më vonë të pushojnë.
