Turqi: Davutoglu i paraqiti Erdoganit dorëheqjen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu i paraqiti zyrtarisht dorëheqjen presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pasi partia në pushtet humbi shumicën në parlamentin e Turqisë për herë të parë pas 13 vjetësh.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se presidenti pranoi dorëheqjen e kryeministrit Davutoglu dhe se kryeministri do të qëndrojë në post deri në formimin e një qeverie të re.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës dhe do t’i duhet të kërkojë koalicion me partitë më të vogla./ 21MEDIA