Turqia thotë se do të rrisë sigurinë përgjatë kufirit të saj me Sirinë, pas sulmit vetëvrasës me bomb, ku u vranë të paktën 30 njerëz dhe u plagosën 100 të tjerë. Shpërthimi ndodhi të hënën, në qendrën kulturore në qytetin Suruç, ku aktivistët kurdë po mbanin një konferencë për rindërtimin e lagjeve të qytetit sirian Kobani. Kobani ka qenë qytet ku janë zhvilluar luftime të ashpra në mes të militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë se të gjeturat e para tregojnë se ky sulm ishte vepër e grupit militant Shteti Islamik./21Media
