UEFA ndëshkon Hungarinë dhe Rumaninë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA) ka dënuar Hungarinë dhe Rumaninë të dyja me nga një ndeshje pa shikues për shkak të incidenteve raciste, në dy ndeshje kualifikuese për Euro 2016 në grupin F bën të ditur UEFA.
Hungaria do të luajë me tribuna të zbrazëta kundër Ishujve Faroe më 8 tetor në Budapest për shkak të incidentit(bllokimi i shkallëve në tribuna, pengim të himnit dhe sjellje raciste të shikuesve në ndeshjen e 4 shtatorit (0:0). Federata hungareze duhet të paguajë edhe 70 mijë euro gjobë.
Ndërsa, Federata e Futbollit e Rumanisë(FRF) do të paguajë 60 mijë euro gjobë për shkak të incidentit të njëjtë(pengim i himnit, përleshje të shikuesve, gjuajtje të mjeteve piroteknike dhe mbishkrime të ndaluara). Edhe Rumania ndeshjen e vet të radhës më 8 tetor në Bukuresht do ta zhvillojë pa praninë e shikuesve kundër Finlandës.