Të kaluarën dhe luftën për çlirim, e kujton me krenari edhe një ish emisar i posaçëm për statusin e Kosovës. Ambasadori Frenk Vizner në një deklaratë për RTV21 ka thënë se krimet dihet nga kush janë kryer gjatë luftës. Por ai bënë thirrje që Kosova ta përmbush premtimin për një shtet ligjor dhe t’i jap vizën themelimit të Gjykatës Speciale. Vizner ka thënë se ata që luftuan ishin trima, dhe se 16 vjet pas luftës është edhe më burrëri të sillesh si qytetar që i bindet ligjit.
Ta ndjekim deklaratën e ish emisarit amerikan për statusin e Kosovës,z. Frenk Vizner dhënë kolegut tonë në Nju Jork,Halil Mula./21MEDIA
