Një grup turistësh kanë qënë të parët që sfiduan frikën ndaj lartësive teksa kanë vizituar urën prej qelqi 180 metra mbi nivelin e detit në Kinë.
Sipas rrjetit mediatik People’s Daily Online kjo strukturë spektakolare është unike në botë dhe ndodhet në provincën Hunan të Kinës.
Fotot të cilat kanë qarkulluar në internet tregojnë turistët e tmerruar dhe të ngrirë nga frika ndërkohë që kalojnë urën.
Ura ka qënë më parë e ndërtuar me material druri dhe lidhte 2 anët e malit Stone Budha në parkun Shiniuzhai por që tanimë është një vepër mahnitëse xhami e krijuiar nga 11 inxhinjerë .
“Njerëzit ishin aq të frikësuar sa që mezi lëviznin dhe nuk e ulnin asnjëherë kokën për të parë poshtë”- është shprehur një burim i brendshëm.
Megjithatë siguria është gjëja e fundit për të cilën njerëzit mund të shqetësohen kur kalojnë në këtë urë pasi skeleti i saj është 25 herë më i fortë se sa në strukturën e mëparshme.





