“Ky është muaji kur, përmes lutjeve dhe agjërimit, tregohet devotshmëria dhe njëkohësisht edhe përkushtimi për të ndihmuar më të dobëtit, më të varfrit dhe për të treguar zemërgjerësinë. Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon edhe vetë feja Islame”, thuhet ndër të tjera në urimin që besimtarëve të fesë islame ua ka dërguar presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
