Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), Ivo Vajgel është tepër i shqetësuar nga dështimi i bisedimeve të djeshme në Bruksel mes katër liderëve politik të Maqedonisë.
Sipas tij, brengosja është tepër e madhe për shkak të veprimeve të disa liderëve politik. Ai në intervistën e fundit nuk precizon saktë se cili nga liderët politik ka qenë joserioz dhe nuk ka menduar pozitivisht për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian (BE), raporton Zhurnal.
“Unë jam tepër me përvojë të jap deklarata dhe mendime për politikanë të caktuar, por unë do të flas për interesin e Maqedonisë dhe politikanëve të këtij vendi si një tërësi me qëllim që të dalin nga kriza. Madje, vetëm edhe një nga politikanët nëse nuk dakordohet dhe nuk shpreh gatishmëri për zgjidhje të krizës, siç ishte rasti mbrëmë përsëri rezultati final është në dëm të të gjithëve ndërsa më së shumti në dëm të shtetit”, thotë Vajgel.
Ai më tej thekson se Maqedonia ka shans të madh që të fillojë bisedimet me BE-në në rrugën e saj drejt një rekomandimi të ri.
“Mirëpo liderët politik duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të marrin përgjegjësi për reformat kruciale të cilat duhet ti bëjë shteti në gjyqësor, prokurori dhe në segmentet tjera konform legjislaturës së BE-së”, ka potencuar Vajgel, informon Zhurnal.
