Aktori 27–vjeçar nga Kumanova, por që jeton në Zvicër, Zija Ademi, duket që ka ngjallur interesim nga producentët dhe regjisorët. Ai përveç që luan në serialin “Labirynth X”, ka ofertë edhe në filmin “Zori”, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm.
Zija Ademi pritet të ketë edhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen me shumë producent dhe regjisor nga Kosova e Shqipëria për projektet të ardhshme filmike.
