Vdes 23-vjeçarja britanike pas hedhjes nga një urë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një 23-vjeçare nga Britania e Madhe ka humbur jetën pas kërcimit të njohur si “bungee” në Granadë, gjatë pushimeve në Spanjë.
Sipas policisë spanjolle, Klyo De Abreu, është vrarë gjatë hedhjes nga një urë moderne në afërsi të fshatit malor të Lanjaron . Incidenti ka ndodhur gjatë pasdites së martë.
Ky hobi ekstrem është tejet i famshëm në gjithë botën, ndërsa përfshinë kërcimet nga ndërtesa të larta dhe urat. Pas kërcimit të lirë personi ndalet në pikën më të ulët, mbi sipërfaqen e tokës apo ujit.
Nga hetimet e para rezulton se shkak i vdekjes së vajzës britanike ka qenë një llogaritje e gabuar në lidhje me gjatësinë e litarit. Ndërkohë hetimet në lidhje me aksidentin janë në vijim.