Pjesë e festivalit këtë vit janë dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria Elhaida Dani, grupi “Minatorët”, këngëtari Alban Skenderaj, e shumë të tjerë.
“Vera e Kulturës Tetovare” ka nisur ditët duke sjellë një tjetër atmosferë në qytetin, i cili për 17 ditë me radhë do të mirëpresë edhe artistë të njohur nga Shqipëria. Ky edicion startoi me shfaqjen “Trangullat” nga Teatri Dodona, Kosovë. Disa nga aktivitetet e këtij eventi organizohen për herë të parë në qytet, siç është aktiviteti “Rruga e Ombrellave” (stolisja e rrugës Dervish Carra me ombrella dhe ndalimi i komunikacionit për makinat, e gjithë kjo e sinkronizuar me muzike live ).
Koncerti grandioz i “3 Tenorëve” me Guissepe Gipali, Kastriot Tushën dhe Suzana Frashërin është gjithashtu pjesë e këtij festivali. Baleti “Sylphide”, produksion i TKOB-së merr pjesë në aktivitetin “Vera e Kulturës Tetovare”, koncerti i “Filharmonisë” së Republikës së Kosovës si dhe një sërë aktivitetesh tjera që burojnë nga axhenda e pasur e këtij eventi premtojnë për një atmosferë të bukur artistike në Tetovë për publikun. Për 17 ditë radhazi, Tetova do të jetë në qendër të vëmendjes kulturore dhe artistike. Falë fillimit të Verës Kulturore në Tetovë, pritet të marrin pjesë teatro nga vendi dhe rajoni. Pjesë e festivalit këtë vit janë dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria Elhaida Dani, grupi “Minatorët”, këngëtari Alban Skenderaj, e shumë të tjerë.
