Veteranët sot japin detaje rreth protestës në Kaçanik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këshilli organizativ i protestës të veteranëve të UÇK-së në një konference për media pritet të jap detaje rreth protestës e cila do të mbahet të shtunën në Kaçanik.
Udhëheqësi i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka konfirmuar për KosovaPress, ditë më parë se veteranët do të bllokojnë magjistralen Kosovë – Maqedoni dhe se protesta po organizohet nga përfaqësuesit e veteraneve të komunës së Kaçanikut.
Qeriqi se Këshilli i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj proteste duke theksuar se publikimi i listave po vonohet qëllimshëm dhe tashmë nuk mund të presin.
“Protesta organizohet në mes të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit të shtunën duke nisur nga ora 12:00 dhe do të zgjasë plotë 24 orë. Ka qenë kërkesa e veteranëve të Kaçanikut edhe e kemi përkrahur sepse edhe ne kemi bërë përgatitjet për një protestë të ardhshme në Prishtinë për arsye se po vonohen qëllimshëm listat e veteranëve. Kanë kaluar tri vite dhe është dashur të përfundojnë më shpejtë mirëpo janë politizuar si komision. Sikur të kishin qenë serioz, ky proces do të ishte mbyllur brenda javës”, tha Qeriqi.
Të bllokuar nuk do të jenë qytetarët që me veturat e tyre do kalojnë nëpër këtë rrugë, por kamionët me mallra që do të vijnë nga Maqedonia.
Krejt kjo sipas Qeriqit, është vendim i veteranëve të Kaçanikut.