Disa nga efektet e shëndetshme që dardha ka në organizmin tonë janë;
Zemra – Dardha ka një rëndësi të veçantë në sëmundjet e zemrës mjafto një dardhë në ditë dhe ju do të jeni më të mbrojtur nga sulmi në zemër. Fibrat që ndodhen te dardha janë një mundësi e mirë që ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.
Truri – Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur energjinë gjatë gjithë ditës.
Sytë – Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me degjenerimin makular.
Kanceri – Për shkak të përqëndrimit të lartë të fibrave që ndodhen te ky frut, ato kanë aftësi që të parandalojnë formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e kancerit.
