Poeti dhe studiuesi i njohur Agim Vinca, nga 24 korriku deri më 1 gusht do të marrë pjesë në në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Zëra të gjallë të Mesdheut”, i cili tradicionalisht mbahet në qytetin Setë të Francës. Siç ka informuar mediet poeti Vinca, 31 poezi të tij do të publikohen në botimet e këtij festivali dhe do të lexohen gjatë qëndrimit në qytetin francez. Këto poezi janë përkthyer në frëngjisht nga përkthyesi i njohur Aleksandër Zoto. Përveç Agim Vincës, në këtë Festival, nga Kosova është është ftuar edhe poetesha Edi Shukriu.
