Të premtën në parkingun e Qendrës Tregtare “A-N” në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është thyer xhami i veturës Opel Zafira së një kurbetçiu i cili posa kishte hyrë në restorant me anëtarë të familjes për drekë.
Sipas video xhirimeve të cilat janë marrë nga kamerat e sigurisë, vërehet një i dyshuar i cili e parkon në afërsi të Opelit një automjet karavan ngjyrë hiri, ku shihet duke e thyer xhamin dhe vjedhur një çantë.
Viktima bën të ditur se në çantën e vjedhur kishte 15000 euro kesh dhe stoli të arta në vlerë 500 euro. Është formuar grupi hetimorë i cili ka nisur me zbardhjen e rastit./21 Media/
