Kur flitet për çokollatën dhe kakaon më skeptikët mendojnë menjëherë për linjat: por në të vërtetë nëse do të mund të zgjedhin produktet e duhura nga këta dy ushqime mund të përfitojnë të mira të ndryshme. Kakaoja për shembull është një nga përbërësit natyralë më të përdorur si “ilaç” bukurie. Padyshim duhet të zgjidhni atë më të hidhurën dhe jo atë të sheqerosurën.
Kakaoja është e mbushur me vitamina dhe antioksidantë që e bëjnë atë pothuajse një super ushqim natyral ose multivitaminë. Përbërësit më të dobishëm që gjenden në kakao janë antioksidantët, mineralet esenciale si magnez, kalcium, hekur, zink, bakër, kalium dhe mangan, si dhe vitaminat A, B1, B2, B3, C, E. Konsumi i rregullt i kakaos përmirëson qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen e kokës, është ushqim antiplakje, si dhe e zvogëlon kolesterolin e keq në gjak. Kakaoja gjithashtu ju ndihmon t’i largoni toksinat nga trupi. Ndërsa kur jeni në depresion apo me disponim të keq, atëherë konsumi i çokollatës me kakao do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Por gjithashtu duhet pasur kujdes gjatë ngrënies së kakaos, sepse kakaoja është shumë ushqyese dhe nëse hahet pa kontroll mund të shtoni në peshë.
Kakaoja
1 – Ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2 – Është antidepresive
3 – Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
4 – Parandalon kancerin
5 – Ndihmon kujtesën
