Vukçeviq:Janë bërë hapa konkretë në rastin Bytyqi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Prokurori për krime lufte i Serbisë Vlladimir Vukçeviq ka thënë se në rastin e vëllezërve Bytyqi janë bërë hapa konkretë pasi që sot punojnë prokurorë dhe gjyqtarë cilësorë.
Siç ka thënë nga hetimet e bëra ka njerëz kyç për të cilët dyshohet se mund të sjellin informata për të dyshuarit potencialë.
Prokurori ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Aleksandër Vuçiq që të mos formojnë komision të pavarur për të zbardhur të vërtetën e vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi pasi që sipas tij këtë duhet ta bëjnë profesionistët nga organet shtetërore.
“Tash unë jam në krye të ekipit. Askush nuk është ndërruar”, ka thënë Vukçeviq për Tanjug.
Fatos Bytyqi, vëllai i tre vëllezërve të vrarë mendon se organet shtetërore duhet ta zgjedhin këtë rast.
Vëllezërit e tij janë vrarë në korrik të vitit 1999 në poligonin e Policisë në Petrovo Selo, pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ata kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së në Batalionin Atlantiku, ndërsa kanë qenë shtetas amerikanë të lindur në Çikago.
Trupat e Agron(23), Mehmet(21) dhe Yll Bytyqi(25) janë gjetur në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Selo.