Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot në mëngjes, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, me ç’rast një veturë godet një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës motoçiklisti ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje, viktima mashkull shqiptar, K.S. 30 vjeçar, banor i Vushtrrisë.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga ana e të dyshuarit drejtuesit të veturës, i cili godet motoçiklistin që ishte në lëvizje në drejtim të njëjtë.
Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, është dërguar për obduksion mjeko-ligjor.
Të dyshuarit, drejtuesit të veturës së përfshirë në aksident, i është caktuar masa e ndalimit policor.
