VV: Kushtetuesja e vërtetoi kapjen strukturore të pushtetit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e opozitës lidhur me procedurën e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, ka reaguar Levizja Vetëvendosje duke e vlerësuar këtë vendim si të papranueshem,dhe duke thënë se Kushtetuesja dhe njëherë e vërtetoi kapjen strukturore të pushtetit.
“Gjykata Kushtetuese sot e ka shpjeguar natyrën e interpretimit të ardhshëm lidhur me të ashtuquajturin “dekretin e Qeverisë” për themelimin e Zajednicës. Për këtë kur një organ kushtetues i cili ka për detyrim kushtetues vlerësimin e cilitdo akt të Kuvendit i cili krijon pasoja juridike të vlerësoj kushtetutshmërinë e të njëjtit, heq dorë nga vlerësimi i aktit i cili jo vetëm që ndërhyn në sistemin kushtetues siç është amendamenti XXIV, cili do të konstruksioni interpretues për një akt ligjor të cilin e nxjerrë Qeveria.
Për më keq, kjo gjykatë tani e bartë kompetencën juridiko-kushtetuese, të njohur edhe në praktikën dhe teorinë gjyqësore që statusin e lëndëve dhe konstatimin formal të tyre ta bartë në qeveri. Gjykata Kushtetuese sot ia barti kompetencën e vlerësimit të statusit të propozimeve kushtetuese, se kur një çështje ka qenë apo jo e gjykuar. Qeveria sot është sufleri i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq ajo aktruese në një monolog mashtrues”, thuhet nder te tjera ne reagimin e VV.