Milioneri Dan Bilzerian, një yll i rrjeteve sociale me miliona ndjekës në rrjetin social ‘Instagram’. Ka planifikon që të publikojë kandidaturën e tij për president të ShBa-ve në zgjedhjet e 2016.
‘Businessinsider’ shkruan se përkundët numrit të madh të ndjekësve në Instagram, pritjet për një elektorat janë të vogla.
Dan Bilzerian është i njohur për skandalet nëpër rrjete sociale, për shfaqjen e pasurisë së tij duke postuar fotografi me të hollat që posedon. Ai po ashtu ka marrë disa ndëshkime për shkak të postimit të fotografive me armë, gjë që është konsideruar e papërgjegjshme. Poashtu ishte paditur për hedhjen e një ylli pornografik nga çatia./ 21MEDIA
