Ymeri: Qeveria e "koalicionit të Rashkës" – s’ka jetë të gjatë(Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Partitë opozitare nuk do të ndalen deri në anulimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe rrëzimin e kësaj Qeverie. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili thotë se janë bashkuar në një kauzë të drejtë, për të shpëtuar Republikën nga zhbërja që po ia bëjnë partitë në koalicion në krye me Isa Mustafën si kryeministër. Sipas tij, kundërshtimi ka nisur me nënshkrimin e peticionit, derisa shumë shpejt do të fillojnë protestat që duhet t’i tregojnë Qeverisë se jeta e saj nuk është e gjatë.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një intervistë për KosovaPress-in, thotë se Kosova është në një proces jashtëzakonisht të rrezikshëm i cili po e rrezikon Republikën dhe në anën tjetër po e rrezikon edhe jetën e secilit qytetar për shkak se po e rrezikon pasurinë kolektive, paranë publike dhe mundësinë për mirëqenie të këtyre qytetarëve.