Pas dialogut të lidervë politikë në Maqedoni, i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për zgjidhje të krizës politike. LSDM sqaron pse dialogu përfundoi pa ndojë rezultat. Sipas tyre nuk është i përmbushur kushti për çështjen thelbësore rreth hapjes së bisedimeve, organizimit të Qeverisë që nuk do ta kryesojë Nikolla Gruevski.
Kryetari Zaev dhe delegacioni i LSDM-së i kanë qëndruar konsekuentë pozicionit parimor që është qëndrim edhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesë.
Duke shtuar se “nuk ka tregtim me lirinë dhe vlerat demokratike që i meritojnë qytetarët e Maqedonisë, si dhe bashkëqytetarët tanë nga Evropa” theksohet në kumtesë. /21MEDIA
