Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka publikuar bombën e radhës që ka të bëjë m e liderin e BDI-së Ali Ahmeti i cili ka ndërmjetësuar te kryetari i degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasani që t’i shitet një objekt një biznesmeni.
“ Nëse mundeni një metër katror t’ia nxjerrin 1.000 do të ishte mirë. Thuani se nuk po mundeni të më bindni mua. Hic mos vet, futja”, i thotë Ahmeti, Hasanit.
“Po mundesh t’ia hedhësh hidhja. Se Izeti nuk i din këto punë. I thashë pyete Beqën se ai e din si bëhen këto punë”, shton më tej zëri i Ahmetit.
Ndryshe disa çaste më herët Zoran Zaev ka filluar me publikimin e incizimeve që lideri i opozitës po i quan bomba./21Media
