Kroacia ka paralajmëruar sot se është e gatshme që të mbyllë në tërësi kalimin kufitar Bajakovë-Batrovci në brezin kufitar me Serbinë, nëse kjo do të jetë e nevojshme.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiq, ka akuzuar Serbinë se në mënyrë të organizuar po drejton refugjatët kah territori i Kroacisë, në vend se ti dërgoi drejtë Hungarisë.
Ostojiq tha se Zagrebi do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme, për të bindur Serbinë që mos të flet fjalë të kota dhe që refugjatët ti drejtojë me autobusë kah kufiri me Hungarinë dhe paralajmëroi mbylljen e kalimit kufitar Bajakovë.
Ai më tutje shtoi se në Kroaci gjatë ditëve të kaluara kanë hyrë mbi 30 mijë refugjatë dhe kanë dal 27 mijë prej tyre.
Përndryshe, Zagrebi tashmë ka mbyllur kalimin për qarkullim për kamionët nga Serbia, duke nxitur reagimin e Kryeministrit të serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nëse Bashkimi Evropian nuk reagon ndaj këtij vendimi të Kroacisë deri në orët e pasdites, atëherë Beogradi do të ndërmerr kundër-masa./21 MEDIA /
