Më në fund është zbuluar shkaku i një sëmundjeje të panjohur që ka bërë që banorët e fshatit Kalac të Kazakistanit të flenë me ditë të tëra, bëhen agresivë dhe kanë përforcim të rritur për seks.
Tri vjet banorët e “Fshatit të fjetur” kanë vuajtur nga halucinacionet, migrenës, humbje e kujtesës, paaftësia për të kontrolluar fshikëzën e urinës dhe dëshira e pakontrolluar seksuale, sidomos tek meshkujt.
Gazetarja britanike që ka udhëtuar për në Kalac ka thënë se në fshat ka mbretëruar kaos i përgjithshëm.
“Fëmijët në fytyrat e nënave të tyre kanë parë nga dy palë sy, pensionisti i ka thirrur motrat medicinale prostituta, një zotëri 60 vjeçar ka menduar se këndon si gjel, ndërsa një pacient është zgjuar nga krevati me përshëndetjen e njohur naziste ka bërtitur ‘Heil Hitler;”, ka thënë gazetarja e Daily Mail.
Për fat të mirë, është zbuluar burimi i këtyre fenomeneve të pashpjegueshme që me shumë gjasa fshihen në një minierë uraniumi që nga koha e Bashkimit Sovjetik . Në mënyrë të veçantë, ajo u gjet se nga ajo vjen një sasi të madhe e helm imit me monoksid karboni , duke shkaktuar helmime tek fshatarët .
“ Pas shumë testeve mjekësore , shkencëtarët tanë kanë arritur në përfundim se është në pyetje helmimi me monoksid karboni , dhe testet janë kryer në mënyrë të pavarur nga ekspertë të Pragës dhe Moskës ku tregohet se sasia e monoksidit të karbonit në ajër ka qenë dhjetë herë më e lartë se niveli optimal “, tha zëvendës presidenti i Kazakistanit Berdibek Saparbajev për britaniken “Daily Mail.
Gazrat e rrezikshme janë shfaqur kur miniera është mbushur me ujë nëntokësorë dhe niveli i lartë i monoksidit të karbonit ka shkaktuar rënie në nivelin e oksigjenit në fshat .
Banorët do të zhvendosen në një vend tjetër .
“Gjatë kalbjes radioaktive të uraniumit në formimin e radonit dhe gazrave të tjera inerte, uji i qet në sipërfaqe. Këto gazra kanë qenë faktor që banorët kanë pasur sjellje të pazakonta”, ka shpjeguar shkencëtari ru s Leonid Rikvanov .
