Edhe pse do te zhysni vetëm kokën, ju do të keni shumë përfitime shëndetsore.
Ju mund të digjni dhjamin falë nervit vagus, nerva të gërshetuara në kokë të cilat kanë kontroll mbi nervat e zemrës, traktin digjestiv dhe muskujt skeletorë. Duke vendosur fytyrën në akull, aktivizoni (termogjenezen) duke ndikuar në djegien e yndyrës në gjithë trupin tuaj.
Do të beni gjumë të mirë. Termogjeneza është përdorur nga kafshët e egra për të bërë gjumin dimëror.. Termoregulacioni është pjesë integrale e cikleve të thella të gjumit dhe organet tona do te ‘dremisin. Një fytyrë e futur në ujë të ftohtë mund të ndihmojnë trupin tuaj per ta përgatitur për një pushim të thellë dhe netë të shëndosha.
Gjithashtu do të ndikojë edhe në uljen e inflamacioneve të fytyrës, largohen bakteret nga lëkura, trajton lëkurat e skuqura, të thata, mbyll poret duke eleminuar mundesinë e futjes së baktereve dhe mbeturinave brenda lëkurës tonë dhe nxit qarkullimin e gjakut.
Aplikimi:
Lini një shishe me ujë 30 minuta në frigorifer pastaj nxirreni, hidheni në një tas dhe shtoni kuba akulli. Zhysni fytyrën dhe mbajeni 5 sekonda. Këtë përsëriteni 5 herë. Pra gjithsej 25 sekonda brenda ditës.
