Zico garon për president të FIFA-së

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish-asi i futbollit Zico ka konfirmuar se ka ndërmend të kandidojë për president të ri të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).
“E konsideroj atë si detyrë timen të shfrytëzoj gjithë përvojën dhe njohuritë që i kam dhe të përpiqem për të luftuar për pozitën e presidentit të FIFA-së. Jam i bindur se unë mund të bëj këtë”, ka thënë 62-vjeçari Zico, eksperti brazilian i futbollit dhe dikur lojtari më i mirë në botë.
Arthur Antunes Coimbra, i njohur si Zico, ka mbajtur një konferencë për media në Rio de Janeiro dhe tha se edhe më parë ka patur ndërmend të kandidojë për postin e kreut të FIFA-së, por nuk ishte i sigurt nëse do të kishte marrë mbështetjen e së paku pesë federatave kombëtare të futbollit.
Shtëpia botërore e futbollit është tronditur nga një seri të skandaleve dhe shantazheve në të cilët është përfshirë edhe vetë udhëheqja e organizatës, raporton (AA).
Presidenti aktual i FIFA-s Sepp Blatter në fund të majit për të pestën herë është zgjedhur për president të organizatës, por për shkak të skandaleve në fjalë dhe presioneve të opinionit botëror të futbollit javën e kaluar paralajmëroi tërheqjen nga ky post.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pritet të takohet në korrik dhe të caktojë datën e zgjedhjeve të reja për kreun e kësaj organizate.