UEFA ka ndëshkuar Barcelonën duke e gjobitur me 30 mijë euro për prezencën e flamujve të pavarësisë së Katalonisë, gjatë finales në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit.
Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka gjobitur Barcelonën me 30 mijë euro për prezencën e flamujve të pavarësisë së Katalonisë, gjatë finales në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit.
Në duelin e 6 qershorit në Berlin, tifozët e Barcelonës valuan flamuj të shumtë të Katalonisë.
Kurse, UEFA e dënoi gjestin duke e gjobitur kampionin e Evropës.
