Zyrtare: Khedira nënshkruan për Juventusin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Sami Khediras. Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën italiane.
Khedira ishte lidhur me një kalim në Ligën Premier, me Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City të interesuar për të. Por ai vendosi ta vazhdojë karrierën në kampionatin italian
“Klubi i futbollit Juventus sot ka kompletuar nënshkrimin me Sami Khedira”, shkruhet në deklaratën e nënkampionit të Evropës, transmeton Telegrafi.
Mesfushori gjerman, 28-vjeçar, do t’u bashkohet bardhezinjve zyrtarisht nga një korriku kur skadon kontrata e tij me Real Madridin.
Khedira ka fituar gjashtë trofe te Reali i Madridit, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2014, dhe ishte pjesë thelbësore e Gjermanisë në ngritjen e trofeut të Kupës së Botës verën e kaluar.
Ai ka fituar edhe La Ligën, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës me Los Blancos.