"Dita e sotme vendimtare për fatin e Greqisë dhe të euros"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Fati i Greqisë, por gjithashtu dhe i euros do të marrin drejtimin e duhur sot, konfirmoi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici disa orë para një samiti evropian që do të mund të zgjidhë krizën greke.
”Këtë herë është vendimtare. Fati i Greqisë, por gjithashtu dhe i euros do të marrin drejtimin e duhur, mbeten edhe pak orë”, theksoi Pierre Moscovici.
”Kjo krizë ka qenë tashmë rasti për zhvillimin e takimeve të paraqitura si shumë të rëndësishme, por këtë herë është vendimtar”, deklaroi komisioneri duke u shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje sot në mbrëmje, trsansmeton AFP.
Presioni sa vjen e rritet në afrim të dy afateve të rëndësishme, programi i ndihmës që përfundon më 30 qershor, datë në të cilën Greqia duhet t’i rimbursojë gjithashtu FMN-së 1,5 miliardë euro.