Deputeti i Partisë Demokratike Rrustem Mustafa, ka thënë se me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tashmë janë lënduar marrëdhëniet Kosovë – Slloveni.
Ai përmes një publikimi në rrjetin social facebook, ndër të tjera thotë se ndalimi i Haradinajt është i pajustifikueshëm. “Mardhënjet Kosovë-Slloveni tani më janë lënduar, ndalimi i Haradinajt, i pa justifikueshëm. Shtetet e vogla nga ndikimi e vogëla në rrjedha të tjera, tregojnë fuqinë ne raste jo të qëlluara me efekte të dëmshme në zhvillimet politike. Sllovenia nuk do të duhej të vepronte me masa të dobta…”, shkruan Remi në facebook. / 21MEDIA
