'Krisma e parë e lirisë' në Obiliq

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me rastin e Ditës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Krismës së Parë, komuna e Obiliqit organizoj aktivitet në fshatin Hamidi, aty ku edhe ndodhi krisma e parë e lirisë.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin përfaqësues të komunës së Obiliqit, kryetari i komunës Xhafer Gashi, nënkryetari Nysret Kelmendi, drejtor komunal, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, veteran dhe qytetarë të shumtë.
Në emër të komunës së Obiliqit, nënkryetari Nysret Kelmendi në fjalën e tij foli për peshën dhe ndikimin që ka pasur “Beteja e Hamidisë” në luftën e drejtë të UÇK-së.
Fjalë përshëndetëse me këtë rast kishte edhe nga përfaqësuesit e SHDL, si dhe nga pjesëtar të kësaj beteje të lavdishme.
Manifestimi u përmbyll me një program kulturoro-artistikë, të përgatitur nga ansamblet e komunës së Obiliqit./21 Media