Auditori i Përgjithshëm edhe në vitin 2014 ka gjetur një sërë parregullsish në Ministrinë e Administratës Publike. Përveç shumë mangësive në prokurim, auditori ka gjetur se ministria që drejtohet nga Mahir Yagcilar ka paguar biletat e udhëtimit në vlerë prej 4,325€ për 10 veteran të futbollit për të marrë pjesë në një turnir në Izmir të Turqisë.
Sipas Auditorit, kjo lloj pagese është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ(UA)2004/07për udhëtime zyrtare. Sipas të cilit pagesat për udhëtime zyrtare llogariten të jenë vetëm ato qëshërbejnë për kryerjen e detyravezyrtare në interes të institucionit përkatës, përderisa kjo pagesë nuk ka shërbyer për qëllimin e tillë.
“Tek kontrata e nënshkruar për “Furnizim me lule te gjalla për nevoja te MAP” vlera e kontratës ishte 7,541€ mirëpo ishte lënë mundësia e hapur që porosia mund të bëhej deri në vlerë 10,000€. Kjo sipasoj e mos kujdesi i duhur gjate përgatitjes së kontratës. Në dy raste të pagesave të kryera, urdhërblerjet nuk ishin nënshkruar nga zyrtari i prokurimit por nga një zyrtar tjetër i paautorizuar. Ndërsa, në 11 raste tjera urdhërblerjet ishin përgatitur pas pranimit të faturës. MAP nuk ka vënë në funksion kontrolle adekuate për menaxhimin e autom jeteve zyrtare. Nuk mbahen evidenca të rregullta që arsyetojnë shfrytëzimin e automjeteve, fletë udhëtimet apodokumentet e nevojshme për regjistrimin e kilometrave dhe shpenzimeve të realizuara. Në shtatë mostra mungonin raportet. Ndërsa, nuk mbahet asnjë evidencë lidhur me kilometrat e kaluara dhekarburantet e shpenzuara për veturat e Kabinetittë Ministrit dhe Këshilltarëvepolitik. Shpenzimettotale të derivateve për të cilat nuk janë mbajtur evidenca rreth kilometrave të kaluara gjatë vitit 2014 ishin 28,123€. Sipas rregullores nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisëjo financiare në OrganizatatBuxhetore(OB), për tjetërsimin e pasurisë së blerë nga grandi qeveritarë duhet të merret aprovimi për tjetërsim edhe nga MF. Pavarësisht kësaj,MAP-i gjatë vitit 2014 kishte shitur 16 vetura për 17,019€, pa aprovim nga MF”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
