1.Nëse përdorni bazë apo sherk, vendoseni së pari atë, dhe pastaj aplikoni korrektorin tuaj. Nëse aplikoni korrektorin së pari, atëherë përderisa vendosni sherkin, do të fshini një pjesë të madhe të saj.
2.Mënyra më e mirë për të aplikuar korrektorin është të vizatoni një trekëndësh me korrektor dhe në orientim të faqeve tuaja.
Kjo formë jo vetëm që fshehë rrathët e errët nën sy, por në cast krijon iluzionin se fytyra juaj është më e ngritur apo e tërhequr.
3.Që të parandaloni hijëzimin e syve t’ju bjerë poshtë kapakut të syrit dhe vendosjen e rrudhave, lyeni kapakun e syrit me korrektor për ti dhënë formë hijëzimit të syrit.
4.Kur doni të fshehni ndonjë puçërr, së pari aplikoni korrektor të gjelbër, pastaj mbuloni hapësirën me një korrektor që përputhet në mënyrë të përkryer me tonin e lëkurës suaj.Aplikoni në vendet e skuqura të lëkurës me korrektor dhe më pas me brushë aplikoni pluhur pudër përreth vendeve të irrituara.
5.Nëqoftëse keni ndonjë puçërr në gjoks ose në shpinë e që dëshironi ta fshehni, mbuloni njollat apo vendet problematike me një brushë që përputhet saktësisht me tonin e lëkurës suaj dhe më pas lyeni me pluhur pudër të tejdukshëm.
6.Nëse nuk keni korrektor, aplikoni një sasi të vogël të bazës (sherkit) të lëngshëm në zonën e nevojshme, prisni disa minuta që të forcohet pak dhe më pas lehtë përzieni atë. Qëllimi është që të prisni deri sa të thahet baza dhe të trashet pak (deri sa përfundimisht të arrijë qëndrueshmërinë e korrektorit) para se të përpiqeni ta përzieni atë.
7.Përdorni korrektor që është pak më i lehtë se nuanca e lëkurës suaj dhe vendosni tri seksione në pjesën e syrit: anësh syrit duke e bërë formën “V”, pjesën e mesme të kapakut të syrit dhe pjesën kockore nën vetulla. Lehtë përzieni mënjëherë që të nxirrni në pah format e syrit dhe të dukeni natyrale. Kjo është e shkëlqyer për ditët kur nuk keni bërë gjumë të mjaftueshëm.
8.Aplikoni korrektor ngjyrë pjeshkë të lehtë në rrathët e errët poshtë syve me gishtin tuaj të unazës. Gishti juaj i unazës, që është më i dobët se gishtat tjerë, do të zbatojë sasinë e duhur të presionit të korrektorit, pa e tërhequr lëkurën delikate të syrit, si dhe ngjyra e portokalltë mbulon tërësisht hijëzimin blu poshtë syve.
9.Mësoni rreth gjërave të ndryshme që fikson ngjyra e korrektorit. Hijëzimi ngjyrë pjeshkë mbulon rrathët e errët blu, korrektori ngjyrë gjelbër mbulon skuqjet, ndërsa korrektori me ngjyrë të verdhë mbulon pothuajse të gjitha nuancat e lëkurës.
10.Mbuloni sytë e fryer apo të ënjtur me krem për sy, hijëzues dhe korrektor. Përzieni produktet në anën e pasme të dorës suaj. Pastaj aplikoni këtë përzierje poshtë syve tuaj, rreth kapakut të syrit dhe në zonën poshtë vetullave që të fshihni me kujdes ënjtjen.
11.Pasi të aplikoni korrektorin, fshini zonat me një pecetë të hollë për të parandaluar produktin nga vendosja e rrudhave rreth syve tuaj.
12.Rregulloni formën e lajnerit të syve si dhe mbuloni gabimet e ndryshme gjatë vizatimit të formës së syve me anë të një brushe këndore e zhytur në korrektor.
13.Bëni që buzëkuqi juaj të theksohet dhe parandaloni ngjyrën që të rrjedhë jashtë formave të buzëve, me anë të një brushe të hollë me pak korrektor në të. Ju do të habiteni se sa të mprehtë dhe mirë të formësuar do të duken më pas buzët tuaja.
14.Krijoni iluzionin e buzëve të theksuar duke plotësuar pjesën e mesme me korrektor me nuancë të lehtë, duke e përzier me majën e gishtit tuaj, dhe duke e përfunduar me një shkëlqyes buzësh pa ngjyrë.
15.Riformësoni buzët tuaja duke e mbuluar së pari me korrektor formën natyrale e më pas duke ia dhënë formën e pëlqyer me laps për buzë. Vazhdoni plotësimin e buzëve me laps dhe përfundojeni me shkëlqyes.
16.Bëni që vetullat tuaja të dominojnë dhe të kenë formë të mirë duke i lyer me korrektor poshtë dhe sipër vetullave me një nuancë më të lehtë se ngjyra e lëkurës suaj. Pastaj me maje të gishtit, përzieni përbërjen deri sa të përhapet mirë përreth hapësirës së syrit.
17.Theksoni tiparet e fytyrës suaj me anë të konturimit me dy korrektor: një nuancë më të errët se nuance e lëkurës dhe dy nuanca më të lehta. Nëse përdorni korrektor në formë lapsi, keni më shumë kontroll dhe kujdes gjatë vizatimit të hijëzimit, gjë që e bën më të lehtë konturimin.Vetëm vizatoni me korrektor hijet më të lehta në zonat ku kap dielli më shumë, ndërsa hijet e errëta përdorni në zonat ku janë në mënyrë natyrale të hijëzuara. Pastaj, përzieni me një brushë deri sa hijëzimi të kompletohet,transmeton femra.net
18.Intensifikoni klavikulën tuaj me një vështrim më tërheqës dhe seksi duke i theksuar supet tuaja me konturim natyral duke përdorur dy hije të errëta se sa ajo e lëkurës dhe më pas duke i theksuar ato edhe me dy hije të lehta. Përdorni një sfungjer të lagur apo një brushë duke i përzier nuancat së bashku.
19.Krijoni një lloj hidratuesi nga përzierja e losionit tuaj të përditshëm dhe sasi e vogël e korrektorit tuaj. Kjo do të ndihmojë të hidratoni lëkurën tuaj me anë të lyerjes delikate me këtë përbërje.
20.Mbani më shumë se një lloj korrektori në çantën tuaj kozmetike. Në përjashtim të rastit nëse keni lindur me lëkurë të përkryer, përndryshe duhet të përdorni lloje të ndryshme të korrektorëve për pjesë të ndryshme të fytyrës, në varësi të asaj se sa mbulim apo fshehje ju nevoitet













