3 arsye “të çuditshme” pse divorcohen çiftet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjithnjë e më shumë ka martesa të cilat përfundojnë në divorc. Dhe arsyet më të zakonshme janë problemet financiare, pabesia dhe marrëdhëniet e tendosura. Megjithatë, ka edhe arsye “të çuditshme”.
– Miqtë tuaj e kanë bërë: Ka periudha në jetë që janë në përputhje me zgjedhjet jetësore të miqve tuaj: Të gjitha martohen, kanë fëmijë… Disa çifte i ndjekin këto modele të sjelljes duke besuar se edhe ata duhet të shkojnë në gjurmët e tyre, sepse “të gjithë e bënë atë”. Situata është e ngjashme kur bëhet fjalë për divorc, duke gjykuar nga rezultatet e studimit të publikuar në revistën, “Social Forces”. Pothuajse 75% e të intervistuarve kishin më shumë gjasa që të shkëpusnin lidhjen nëse divorcohet një mik i tyre i ngushtë ose ndonjë anëtar i familjes.
– Fëmija i parë vajzë: Çiftet që kanë fëmijën e parë një vajzë kanë më shumë gjasa për shkurorëzim sesa ata të cilët kanë një djalë. Çiftet e pamartuara kanë më shumë gjasa të vendosin për martesë pas lindjes së një djali, në bazë të një studimi të kryer në Universitetin e Uashingtonit, shkruan gazeta Zëri.
– Ndarja e përgjegjësive familjare: Ky përfundim i pazakontë është miratuar në bazë të studimit të kryer nga hulumtuesit norvegjez. Rezultati doli të jetë se çiftet kanë më shumë të ngjarë të ndahen nëse marrin pjesë në mënyrë të barabartë në punët e shtëpisë, sesa ata që nuk veprojnë ashtu,trasmeton Zëri.