5 mijë njerëz të vrarë në Siri gjatë Ramazanit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Më shumë se 5 mijë njerëz kanë vdekur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nga 18 qershori deri më 16 korrik në Siri, ka bërë të ditur Observatori për të Drejtat e Njeriut.
Siç shkruan “Sputnjik“, në mesin e të vdekurve janë së paku 1220 civilë.
Siç thuhet, këtu nuk janë numëruar edhe ekstremistët që kanë luftuar në anën e ISIS-it ndërsa Siria ka humbur 775 ushtarë.
Lufta në Siri zgjatë nga marsi i vitit 2011.
Kombet e Bashkuara kanë publikuar raporte se që nga fillimi i luftës jetën e kanë humbur rreth 220 mijë njerëz ndërsa rreth 11 milionë janë zhvendosur.