Normalisht njerëzit flenë të veshur me pizhama, por ka edhe disa arsye që argumentojnë të kundërtën. Pra që njerëzit duhet të flenë pa rroba për një sërë benefitesh.
1. Trupi prodhon oxytocin.
Dr. Natasha Turner thotë se kur ju flini pa rroba afër partnerit, trupi prodhon një hormonë të lidhur me tu ndjerit mirë i quajtur oxytocin.
2. Pizhamet janë të mbivlerësuara.
Mendoni se sa kushtojnë një palë pizhama dhe pastaj se sa shpesh ju i ndërroni. Më pas mendoni sa herë i lani. Kjo do t’ju kursejë para.
3. Flini më mirë.
Sipas Institutit të kërkimit mbi gjumin të Los Angelesit, disa lloje pagjumësish janë të lidhura me pengesën e rregullimit të temperaturës së trupit. Fakti i të fjeturit pa rroba, ju ndihmon të rregulloni temperaturën e trupit dhe në këtë mënyrë do t’ju zërë gjumi më shpejt e do të flini më mirë.
4. Qëndroni të rinj.
Duke vazhduar me arsyetimin e rregulimit të temperaturës së trupit, nëse doni të provoni gjumin e bukurisë, Natasha Turner rekomandon që të mbani temperaturën rreth 21 gradë C kur jeni në krevat. Si t’ja arrini? Flini pa rroba. Kjo lejon hormonet e anti-plakjes dhe melatoninën të funksionojnë siç duhet/anabel
5. Do të ndiheni të lirshëm.
Të shtriheni në krevat të lirshëm është një kënaqësi më vetë. Kjo mund të arrihet duke fjetur në këtë mënyrë.
6. Qarkullim më i mirë i gjakut.
Duke eleminuar rripat e ngushtë përreth belit tuaj, mund të keni një qarkullim më të mirë të gjakut e si rrjedhojë edhe një gjumë më të qetë. Ose mund të përdorni të brëndshme shumë të lirshme.
7. Shëndeti i organeve gjenitale.
A e dinit se mund të pakësonit mundësitë e prekjes nga infeksionet thjeshtë duke fjetur pa rroba? Kjo për arsye se infeksionet kanë më tepër mundësi të ndodhin në mjedise me lagështirë. Në rastet e meshkujve, kjo mënyrë e të fjeturit ul infertilitetin.
